Në Shkodër kanë nisur koncertet verës të organizuara nga teatri “Migjeni” me mbështetjen e bashkisë Shkodër. Koncerti i parë i grupit muzikor N’Gen të udhëhequr nga Markelian Kapidani dhe një sërë artistësh shkodran u zhvillua tek lapidari në qendër të qytetit. Këngët popullore shkodrane erdhën të përpunuara në stilet moderne të muzikës.

Ripërpunimi i këngëve popullore me stilet moderne të muzikës është një formë për t’i bërë të njohura këto këngë edhe në arenën ndërkombëtare.

Solistët që performuan këngët popullore në stilet jazz, sëing, salsa apo të tjera shprehen se për ta është një përvojë pozitive.

Deri në fund do të jenë edhe tri koncerte të tjera që do të zhvillohen ku artëdashësit por edhe pushues vendas apo turistë të huaj që kanë zgjedhur Shkodrën këto ditë të mund të argëtohen.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, TRAJNERI MIK: KUALIFIKOHEMI, S’DIMË TË MBROHEMI
Artikulli tjetërULJE TEMPERATURASH DHE RESHJE SHIU NË DISA ZONA, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME