“Gatuaj një pjatë më tepër” është nisma e marrë nga organizata Eko Mendje e cila ka si qëllim që në këto ditë festasht të ndihmojë familjet në nevojë dhe të moshuarit të cilët jetojnë vetëm. Të shumtë ishin qytetarët e Shkodrës të cilët iu përgjigjën kësaj nisme duke dhuruar ushqime për këto shtresa.

Janë rreth 270 familje të cilat do të ndihmohen thekson drejtuesi i Eko Mendje, Mirsad Basha.

Drejtuesi i organizatës Eko Mendje fton të gjithë qytetarët dhe bizneset e ndryshme që t’i bashkohen kësaj nisme për të dhuruar për këto familje.

Prej 5 vitesh organizata Eko Mendje e ndërmerr këtë nisëm në prag të festave të fundvitit për të ndihmuar këto shtresa në nevojë.