Nga data 1 gusht në Shqipëri ka nisur vaksinimi i hapur për të gjithë personat që janë nga mosha 18 vjeç e lartë. Edhe në qytetin e Shkodrës ka nisur vaksinimi i të gjithë qytetarëve që duan të vaksinohen. Arben Xhabija kryevaksinator në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësorë në Shkodër thekson se vihet re një rritje e numrit të personave që kërkojnë të vaksinohen.

Deri më tani në qytetin e Shkodrës janë kryer rreth 57000 vaksinime.Kryevaksinatori Xhabija i bën thirrje të gjithë qytetrëve të vaksinohen.

31 gushti do të jetë afati i fundit për të gjithë qytetarët që duan të vaksinohen të cilët janë nga mosha 18 vjeç e lart.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFESTË PAS ORARIT TË LEJUAR, POLICIA GJOBIT LOKALIN NË VELIPOJË
Artikulli tjetërKUSHI PUBLIKON PROGRAMIN PËR DY JAVËT E MËSIMIT ZËVENDËSUES: FILLOJMË ME 1 SHTATOR, MËSUESIT DO PAGUHEN PËR ORËT SHTESË