Problematike mbetet situata e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID-19 në qarkun Shkodër. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe një viktimë dhe 12 raste të reja pozitive me koronavirus, 10 më pak se një ditë më parë.

Aktualisht të infektuar aktivë janë 1378 qytetarë në nivel qarku. Sa I takon mësuesve të infektuar me COVID-19 në bashkinë Shkodër, shifrat mbeten akoma të njëjta ku konfirmohen vetëm 13 mësues dhe një nxënës.

Ndërkohë që çdo ditë vijon ndjekja e situatës epidemiologjike. Mjekët dhe specialistët e shëndetit këshillojnë qytetarët shkodranë të respektojnë protokollin antiCOVID për të ulur numrin e personave të prekur nag ky infeksion por deri më tani nuk ka patur një bashkëpunim të frytshëm.

Në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës vihet re një mungesë ndërgjegjësimi nga ana e qytetarëve të cilët lëvizin pa mbajtur maskat mbrojtëse, ndërkohë që në shumë institucione nuk respektohet as mbajtja e radhës.

Çdo ditë specialist të ISHSH monitorojnë në terren situatën e krijuar , që nga lëvizja e qytetarëve pa maska por edhe bizneset e hapura në rast të mosrespektimit të rregullave që frenojnë përhapjen e pandemisë. Deri më tani, situata duket e qetë ndërkohë që janë krijuar skenarë në rast të përkeqsimit të situatës