
Miq, të afërm dhe kolegë përkujtuan gazetaren dhe mësuesen e njohur të Shkodrës por edhe më gjërë Anila Dushi, në një vjetorin e ndarjes nga jeta të saj. Një vit më parë COVID-19 i mori jetën Anila Dushit duke lënë një dhimbje të madhe tek miqtë e saj të shumtë. Në këtë një vjetor të ndarjes nga jeta kolegët dhe miqtë e Anilës e përkujtuan duke sjellë kujtimet e bukura, shpirtin human të një mësueseje dhe vlerat e një gazetareje që kontribuoi për mbi 20 vite.
Anila Dushi, si mësuese ishte gjithmonë pranë atyre fëmijëve dhe familjeve në nevojë duke i ndihmuar me të gjitha mënyrat. Në emër të unionit të gazetarëve shqiptar, kryetari I degës së Shkodrës Gaspër Marku propozoi që Këshilli Bashkiak i Shkodrës të nderojë me një titull Anila Dushi pas vdekjes për kontributin e saj në arsim dhe media. Dhimbja për koleget e medias që më pas u kthyen si pjesë e pandarë e familjes është e madhe…
Anila Dushi dha një kontribut të gjatë në fushën e arsimit dhe të medias, duke qenë ndër gazetaret e para grua në fillim vitet ’90 duke u kthyer në një zë të rëndësishëm. Për disa vite Anila Dushi ishte pjesë e rëndësishme e STAR PLUS Televizion.