Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:10, gjatë patrullimit në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, një automjeti me të cilin lëviznin 2 shtetas, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes dhe ka kryer manovra të rrezikshme me automjet.

Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit. Gjatë ndjekjes, dyshohet se pasagjeri në këtë automjet, duke u larguar ka qëlluar një herë, në ajër, me armë zjarri, dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë kanë kapur drejtuesin e automjetit, inicialet e të cilit nuk bëhen të ditura për momentin, për shkak të konfidencialitetit të hetimit.

Ndërkaq, vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit në këtë automjet.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.

Artikulli paraprakSHERRI NË PARLAMENT, SEKRETARIATI I ETIKES PËRJASHTON ME 10 DITË NGA KUVENDI BARDHIN DHE BALLIUN! TAULANT BALLA NUK DËNOHET
Artikulli tjetërRAPORTI I SPAK: RRITEN ME RRETH 70% HETIMET E NISURA NGA REFERIMET E POLICISË SË SHTETIT NË 2025