Nunci i ri Apostolik në Shqipëri Luigi Bonazzi pas meshës së shenjtë në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër në një intervistë për Star Plus deklaroi se ndjehet mirë në një vend si Shqipëria në këto ditë të parë pas ardhjes së tij. Nunci Apostolik vlerëson popullin shqiptar ndërsa thotë se problemet janë një detyrë e lidërve politik por edhe të tjerëve për t’u zgjidhur.

Kam vetëm një javë që kam ardhur, përceptoj një klimë të veçantë, ndjehem në shtëpinë time, jam i dërguar i Papa Françeskut dhe jam për të përmbushur këtë mision me gëzim. E takova Papa Françeskun në muajin gush dhe aty më komunikoj faktin që do më dërgonte në Shqipëri dhe prej 7 vitesh isha Nunc Apostolik në Kanada dhe i thashë Papës nëse kjo detyrë është mirë për ty është edhe për mua dhe ja ku jam.

Kam vërejtur se Papa ka një konsideratë të veçantë dhe përkujdesje të veçantë për Shqipërinë dhe është vendi i parë që ka vizituar jashtë Shqipërisë. Në Shqipëri kam parë shumë njerëz në rrugë, kam vërejtur pak a shumë me atë shikim tim se njerëzit dëshirojnë që të qëndrojnë sëbashku.

Kam përshtypjen e një mikëpritje shumë të ngrohtë të këtij populli dhe kam dëshirë t’i përgjigjem siç duhet kësaj mikëpritje. Padyshim që ka edhe probleme në Shqipëri dhe shpresoj që këto probleme të shtrohen në raste për të ecur përpara dhe të jenë raste të cilat na nxisin për të përmirësuar situatën dhe të shkojmë drejt gjërave të reja.

Problemet nuk janë gjithmonë negative por janë nganjëherë si ato sfida që na nxisin për të arritur diçka të re, kjo vlen për kishën, për shoqërinë politike, për botën, për kulturën dhe për të gjithë.

Kam dëshirë që të shpreh urimin tim dhe nxitjen time për të gjithë ato që kanë mundësi dhe kanë për detyrë për të promovuar të mirën e përbashkët dhe këtu e kam me liderët politik, intelektualët e vendit dhe religjiozët në mënyrë që të gjithë të shkojmë drejt së mirës të përbashkët.

I pyetur për problemet sociale dhe kriminalitetin që ka Shqipëria, Nunci Apostolik thotë se energjitë dhe talentet kanë njerëzit duhet t’i përdorin më mirë dhe se gjithsecili duhet të zbulojë gëzimin e dhurimit dhe jo të egoizmit.

Çdo njëri prej nesh ka ato cilësitë e tija, ka talentet e tija, ka energjitë e tija dhe secili mund të zgjedh që këto energji dhe talente t’i përdorin për mirë dhe jo në një mënyrë egosite dhe thjeshtë për vetveten. Na duhet ta kuptojmë këtë gjë sepse në fund të fundit ai që tregohet egoist për të mirën e përbashkët ai i bën shumë keq edhe vetvetes por edhe të tjerëve.

Uroj dhe dëshiroj që të zbulojmë gëzimin që qëndron pikërisht në momentin e dhurimit, pra gëzimin e dhurimit jo të egoizmit. Siç thotë edhe Krishti ka shumë më gëzim kur dhurojmë se sa kur marrim, ky është një dimension i thellë i njerëzisë tonë, i natyrës tonë.

Jemi të krijuar për të marrë por jo për të mbajt në vetvete dhe të marrim për të dhuruar. Fëmija merr por do të pjeket vetëm nëse atë dashuri që ka marrë mëson për ta dhuruar. Një shoqëri shndërrohet në shoqëri ekspertësh vetëm kur çdonjëri mësohet të dhurojë atë çfarë ka mundësi, është shumë e rëndësishme për të provuar gëzimin e dhurimit.

Nunci Apostolik dha një mesazh edhe për liderët politik në Shqipëri duke qenë se jemi vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit teksa deklaroi se politikanët duhet të shndërrohen në ata njerëz që punojnë për të mirën e përbashkët ndërsa u bën thirrje për më shumë durim.

E ndërton shumë më mirë shoqërinë tonë idea e përmbushjes së gjërave të vogla por të përmbushura sëbashku sesa idea e sfidimit të tjetrit ose ndarjes në mes nesh. Praktikisht populli i këtij vendi kërkon nga politikanët që të ketë vetëm një objektiv të mirën e përbashkët. Politika është pikërisht ky art për t’i siguruar të mirën çdo qytetari të këtij vendi dhe gjithë qytetarëve të çdo shteti.

Çdo kush ka kontributin për të dhënë, unë kam nevojë për ty dhe t’i ke nevojë për mua. Edhe partitë kështu janë, duhet të ndjejnë nevojën për njëra tjetrën sepse të gjitha duhet qëtë kenë një qëllim të përbashkët atë të së mirës të përbashkët. Ky është një mentalitet që duhet të arrihet me shumë durim por si fillim duhet ta dëshirojmë dhe ta kërkojmë.

I dëshiroj politikanëve të Shqipërisë dhe i uroj me gjithë zemër që të shndërrohen në njerëz të cilët arrijnë të përvetësojnë mirënjohjen e të gjithë vendit, gjithë qytetarëve dhe kjo gjë është e mundur.

Nunci i ri Apostolik thotë se nuk e njihte aq shumë Shqipërinë ndërsa tregon fjalët e Papa Françeskut për vendin tonë dhe porosinë që i ka dhënë për një popull që e ka cilësuar bujar.

E pranoj që duhet ta njoh shumë më mirë Shqipërinë. Papa më ka transmetuar këtë ide që ka parë në Shqipëri njerëz shumë bujar dhe më ka transmetuar atë idenë e një vlerësimit të madh për Shqipërinë dhe kjo gjë më ka ndihmuar shumë për të përmbushur këtë kapërcim të madh nga Kanadaja ku isha në Shqipëri dhe dua që të korrespondojnë me këtë dëshirë të Papës që ka mbi Shqipërinë.

Nunci Apostolik u shfaq me maskë gjatë meshës së shenjtë në katedralen e Shkodrës ndërsa thotë se të gjithë duhet ta përdorin maskën.

Këtu jam sjellë ashtu siç kam parë dhe të gjithë përdorin maskën ndaj edhe unë respektoj vendosjen e maskës sipas udhëzimeve. Vendosja e maskës është një respekt edhe për tjetrin dhe për vetveten.