Pas pothuaj pesë muajsh, nxënësit e ciklit të mesëm në shkollat 9-vjeçare në Shkodër, janë rikthyer në bankat e shkollës. Ky ndryshim erdhi pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, për rikthimin e procesit mësimor në skenarin e parë të krijuar pas përhapjes së pandemisë.

Disa nga nxënësit thanë se ky ndryshim ishte I mirëpritur për ta duke qenë se po bëhen gati për provimet përfundimtare.

Ndërkohë, Erjeta Laçej, drejtore e shkollës 9-vjeçre “Ismail Qemali” bën të ditur se janë marrë të gjitha masat për zbatimin me përpikmëri të këtij vendimi.

Nga ana tjetër ajo vlerëson këtë ndryshim të vendimit të Ministrisë së Arsimit me shpresën se viti I ardhshëm shkollor do të fillojë normalisht si vitet e kaluara.

Më shumë se gjashtë mijë është numri I nxënësve në qytetin e Shkodrës, nga klasa e gjashtë deri në të nëntën të cilët janë rikthyer edhe një herë në bankat e shkollës.

Artikulli paraprakBASHA AKUZA PËR VJEDHJE VOTASH, RAMA: ATA LE TË MERREN ME NE, NE DO VIJOJMË NGJITJEN E VENDIT NË MAJË! FTESA PËR BASHKËPUNIM ËSHTË E HAPUR
Artikulli tjetërVLLAZNIA NUK FITON ME TEUTËN, DURRSAKËT MARRIN BARAZIMIN