Prej ditësh aktivistët e Organizatës Politike po informojnë qytetarët e Shkodrës lidhur me Kartën Sociale nismë e ndërmarrë nga kjo organizatë. Karta sociale është një aksion kombëtar që synon të bashkojë qytetarët që të kërkojnë nga qeveria plotësimin e disa pikave siç janë miratimi i minimumit jetik apo shëndetësi publike falas të cilat janë domosdoshëmri jetike për qindra qytetar.

Aktivistja shprehet se deri më tani kanë qënë të shumtë qytetarët e Shkodrës të cilët janë bërë pjesë e nismës.

Organizata Politike do të vijojë takimet me qytetarët e Shkodrës për të bashkëbiseduar në lidhje me kërkësat dhe nevojat e tyre.