Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në qytetin e Shkodrës është organizuar kampionati i volejbollit për të rinjtë, ku pjesëmarrëse ishin skuadra të të gjitha shkollave te mesme të bashkisë dhe njësive administrative. Ashtu si vitet e tjera ky kampionat erdhi i organizuar nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Sportklub Vllaznia në kuadër të festave të Nëntorit.

Kampionati i lojërave me dorë prej 4 vitesh zhvillohet në kuadër të Javës së Pavarësisë në qytetin e Shkodrës në vazhdën e aktiviteteve të tjera.Bashkia Shkodër në kuadër të javës së Pavarësisë organizon edhe Maratonën e Pavarësisë Ulqin – Shkodër ku do të marrin pjesë profesionistë dhe amatorë nga e gjithë rajoni si dhe një sërë aktivitetesh të tjera.