Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shkodër, ka ngritur në terren mbi 15 grupe pune për të garantuar furnizimin normalisht me energji elektrike gjatë sezonit të dimrit. Ervis Murati Koordinatori i Shërbimit numër 3 pranë OSHEE Shkodër shprehet së për zonën malore të Dukagjinit janë përcaktuar 4 grupe , duke qënë se në stinën e dimrit problemet atje janë të vazhdueshme

Ndërkohë moti i keq i këtyre ditëvë ka dëmtuar linjat elektrike në disa zona, apo thyerje të izolatorëve në linja si dhe dëmtime shkarkuesish.Por brigadat e OSHEE kanë zbritur menjëherë në terren për eliminimin e defekteve në rrjetin elektrik dhe rikthimin normalisht të energjisë bën të ditur Murati

Gjithashtu Murati tregon se do të ngrihet edhe një grup I posacëm , i qujtur grupi I emergjences i cili për cdo avari që shfaqet ndërhyhet në kohë reale qoftë në biznese ashtu edhe në abonentë familjar. Ndërkohë OSHEE bën të ditur se do të ketë furnizim alternativ me dy drejtime, në mënyrë që në këto zona energjia të mos mungojë për asnjë moment.

Artikulli paraprakDIABETI, ÇDO DITË 3 RASTE TË REJA NË SPITALIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërMIJËRA EURO PROJEKTE POR ROMËT ENDE NË MES TË RRUGËS