Nga personat me aftësi të kufizuar që janë në karrocë me rrota i vetmi i punësuar është Saimir Beqiri, i cili është edhe kryetar i shoqatës së paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve në Shkodër. Beqiri mori pjesë në takimin për projektin e punësimit të personave me aftësi të kufizuar duke treguar problemet që ka kjo shtresë dhe neglizhencën totale të institucioneve dhe bizneseve për punësimin e tyre.

Përveç mungesës së punësimit një problem madhor për personat më aftësi të kufizuar mbetet edhe mungesa e infrastrukturës së përshtatshme në qytetin e Shkodrës.

Problemet që kanë personat me aftësi të kufizuar kreu i shoqatës Beqiri i ka ngritur disa herë por deri më tani nuk ka hapa konkret për zgjidhjen e tyre.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, PROJEKT PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, ADOLESHENTËT SKEPTIK NDAJ VAKSINIMIT