Drejtori I shërbimit zjarrëfikës në Shkodër, Agron Dibra ka bërë të ditur se pakujdesia mbetet shkaku kryesor I zjarreve në banesa.

Drejtori Dibra tregon se prej fillimit të këtij viti, rastet më të shpeshta kanë qenë të zjarreve në banesa, ku shkak kryesor ka qenë pakujdesia e treguar gjatë gatimit por nuk mbeten pas as bombulat e gazit të pakolauduara, të cilat përbëjnë rrezik për të gjithë përdoruesit.

Dibra tregon edhe rastin e zjarrit të rënë në një kopësht në Shkodër pak ditë më parë.
Prej kohësh në Shkodër përfaqësues të këtij institucioni kanë ngritur shqetësimin në lidhje me kushtet në të cilat tregtohen bombulat e gazit dhe rrezikun që paraqesin gjatë përdorimit.