
Është zhvilluar në Shkodër panairi “Work and Study” nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në bashkëpunim me Ministria e Arsimit, Sport dhe Rinisë. Në këtë panair maturantët dhe studentët mund të gjenin informacionet e nevojshme për programet e studimit të 20 nga universitetet më të mira të Shqipërisë.
Qëllimi kryesorë i këtij panairi është informimi I duhur për të qënë të qartë në lidhje me profesionin që duan të ndjekun thekson Ornela Gaçe drejtore e dhomës së Tregtisë dhe Industriisë Tiranë.
Informacioni që merret përmes këtij panairi është i rëndësishëm për studentët ndaj Seda Selmani, specialiste e zyrës vendore të arsimit Shkodër fton të gjithë maturantët të bëhën pjesë e këtij panairi.
Studentët kishin mundësi informimi në lidhje me programet e studimit për rreth 20 universitetet ku ndër këto ishte dhe universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Panairi “Wok and Study” do të qëndroj I hapur deri në orën 20:00 në pedonalen “Kolë Idromeni” në Shkodër duke i dhënë mundësinë të gjithë studentëve të informohen në lidhje me programet e studimit.






