Pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë COVID-19 fakulteti ekonomik në universitetin e Shkodrës zhvilloi panairin e punës me bizneset si një mundësi për punësimin e studentëve. Dekania e fakultetit ekonomik Blerta Dragusha thase përveç punësimin panairi ka për qëllim edhe zhvillimin e praktikave për studentët pranë bizneseve.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër Tonin Dedaj tha se papunësia në rajonin e Shkodrës po detyron të rinjtë që të emigrojnë dhe ajo që duhet të bëjnë institucionet është krijimi i kushteve për të rinjtë që të ulet plaga e emigracionit.

Drejtoresha Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Shkodër Rozafa Zmijani shprehet se mundësi punësimi ka por ajo që mungon sipas saj janë punonjësit e kualifikuar gjë për të cilën duhet të ndërgjegjësohen edhe vetë bizneset për të dhënë kontribututin e tyre në këtë aspekt.

Panairi i Punës është një shans për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm mes universitetit dhe kompanive të ndryshme. Pjesë e panairit ishin edhe hotel “Golden Palace” dhe hotel “Colosseo” i cili ofroi mjediset për zhvillimin e këtij aktiviteti.