Dëmet e shkaktuara nga pandemia e Covid-19 në ekonominë e Shqipërisë kanë qënë të mëdha. Pavarësisht se situata duket se pak nga pak po i rikthehet normalitetit sërish kriza e shkaktuar nga pandemia është e pranishme. Për shumë qytetarë të Shkodrës Covid 19 ka lënë pasojë në ekonominë e familjes së tyre dhe kjo ndikon edhe tek pushimet e tyre. Qytetarët shprehen se rënia e ekonomisë ka bërë që shumë pushimet t’i kalojnë në shtëpi ose më pak se vitet e tjera.

Ndërkohë aktualisht po punohet për vaksinimin e qytetarëve sipas grupmoshës së caktuar që të arrihet imunizimi i popullatës. Kjo gjë do të ndikojë në lirimin e masave kufizuse dhe në rimëkëmbjen e sektorit të turzimit që është një nga pikat kryesore për zhbllokimin e ekonomisë së Shqipërisë.