Parandalimi i zjarreve të qëllimshme do të jetë fokusi dhe vëmendja e shtuar që duhet të kenë këtë sezon qoftë bashkitë por edhe institucione të tjera si policia. Ky përfundim erdhi pas një takimi të zhvilluar nga emergjencat civile në prefekturën e qarkut Shkodër për parandalimin e zjarreve.

Prefekti i qarkut Shkodër Valdrin Pjetri deklaroi se është hartuar plani i masave duke vënë fokusin tek parandalimi i zjarrvënieve të qëllimshme.

Prefekti Pjetri u shpreh se bashkive në raste emergjente të zjarreve të mëdha do t’i vijnë në ndihmë strukturat e emergjencave civile për shuarjen e zjarreve duke thënë se bashkitë s’do lihen të vetme.

Gjatë mbledhjes të emergjencave civile në prefekturën e qarkut Shkodër janë diskutuar edhe problematikat e hasuara vitet e kaluara nga zjarret me qëllimin që këtë vit të mos përsëriten dhe të gjendet një zgjidhje.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, DREJTORI I SPITALIT DAJTI: SYNOJ PËRMIRËSIM
Artikulli tjetërSHKODËR,ALUIZNI NË VËMENDJE APLIKIMET E 2005-ës