
Parkimet dyshe janë kthyer në një nga problemet rrugore me të cilat përballen më së shumti drejtuesit e mjeteve por edhe përdoruesit e biçikletave në Shkodër. Sidomos në ditët që shoqërohen me reshje shiu, trafiku në akset kryesore rëndohet dhe qarkullimi bëhet më I vështirë. Akset më kryesore mbeten nga Ish 5 Heronjtë drejt lagjes Rus, po ashtu Rruga e Gjerë dhe jo më pak problematike mbetet rruga para kinemasë.
Parkimet e gabuara vazhdojnë të jenë problem shqetësues jo vetëm për qytetarët por edhe për policinë që siç duket e ka të pamundur të marrë masat e duhura. Siç duket qartë këto parkime dyshe vijojnë të jenë të pashqetësuar nga askush. Madje ka nga ato drejtues të mjeteve që nuk zbatojnë as sinjalistikën në vijat e bardha.
Një nga problematikat që shkaktohen nga këto lloj parkimesh përveç krijimit të vështirësive në qarkullim bëjnë dhe bllokimin e rrugës në raste emergjence për zjarrfikesen apo ambulancën. Disa herë përmes kronikave të ndryshme edhe vetë qytetarët shkodranë kanë kërkuar që të aplikohen gjoba për ato drejtues të papërgjeshëm të cilët parkojnë në vendin e gabuar.
Sipas tyre, kjo mënyrë është ciëlsuar si më e mira për ndërgjegjësimin e drejtuesve dhe sigurisht duke evituar rastet për aksisentet të cilat kanë qenë të shumta për shkak të parkimeve të gabuara. mundësitë për zgjidhjen e këtij problemi deri më tani kanë qenë të shumta,por akoma nuk ka patur një aksion nga ana e institucioneve për ndalimin e këtij fenomeni.


