Shkodra ka pritur një aktivitet të veçantë sportiv, në nder të një prej emrave më të mëdhenj të futbollit shqiptar, Sabah Bizit. Në fushë u përballën skuadrat U-17 të Vllaznisë dhe Partizanit, dy klube që kanë qenë pjesë e rëndësishme e karrierës së legjendës shkodrane. Në këtë takim, rezultati ishte në plan të dytë përballë simbolikës që mbartte Kupa “Sabah Bizi”. Megjithatë në fund, ishte Partizani U-17 që ngriti Kupën “Sabah Bizi”, teksa kjo skuadër triumfoi me rezultatin e pastër 2-0.

Sabah Bizi u formua te Vllaznia dhe që në mesin e viteve ’60 u bë protagonist me fanellën kuqeblu, përpara se në vitin 1968 të transferohej te Partizani. Me skuadrën kryeqytetase ai qëndroi për rreth tre sezone, duke fituar trofe të rëndësishëm, ndërsa më pas u rikthye sërish në Shkodër. Bizi ishte gjithashtu një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Kombëtares shqiptare dhe pjesë e një brezi që la gjurmë në historinë e futbollit tonë.

https://youtu.be/EY65nS8HMrE

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZADRIMA, MES 11 ZONAVE TË PËRZGJEDHURA NË EUROPË
Artikulli tjetërARKITEKTURA E KRAJËS NË PEDONALE