Në Shkodër ashtu si në gjithë botën është kremtuar mesha e shenjtë e Pashkës ortodokse nga famullitari i kësaj kishe Atë Nikolla Petani që simbolizon ngjalljen e Jezusit. Për shkak të orës policore si shkak i pandemisë mesha e shenjtë u kremtua në orët e mëngjesit të sotëm. Famullitari Petani tha se kjo është një ditë e rëndësishme për besimtarët ortodoks.

Famullitari Petani përpara besimtarëve ortodoks tha se po kalojmë moment të vështira për shkak të pandemisë por sipas tij askush nuk duhet të ketë frikë sepse jeta e mposht vdekjen.

Besimtarët ortodoks uruan njëri-tjetrin në këtë festë të shenjtë të Pashkës ndërsa ndezën qirinj duke u lutur për familjarët, të afërmit dhe shpirtin e atyre që nuk jetojnë më.