Kandidatët për deputet të PD në qarkun Shkodër kanë zhvilluar një takim me të përndjekurit poliitk. Mesazhi i kandidatit Bardh Spahia ka qënë i qartë, për ti dhënë fund sorollatjeve të 30 viteve që u bënë sidomos gjatë 8 viteve të fundit për dëmshpërblimin e shtresës së të përndjekurve politikë.

Drejtuesi politik i PD Helidon Bushati e ka nisur fjalën e tij me një ndjesë për atë çfarë nuk është bërë gjatë 30 viteve për ish të përndjekurit.

Të përndjekurit kërkuan që krimet e komunizmit të dënohen me ligj.

Kandidatët e PD u shprehën se ka një program të qartë për ish të përndjekurit. Jo vetëm që do të kryhet kompensimi i plotë monetary por ish të përndjekurit do të marrin edhe në aspektin shoqëror.