XHINDI: PRIORITET I KANDIDATËVE PËR BASHKINË, ALEANCA ME QYTETARIN. Sekretariati i shoqerise civile i PD ne kuader te takimeve qe po organizon ne mbare vendin per te identifikuar ne terren prioritetet dhe orientimet e platformave te kandidateve te PD per bashkite ka realizuar kete te merkure ne Shkoder takimin e dyte gjate te cilit u prezantua platforma sociale per bashkine e Shkodres.

Platforma e prioriteve te Shkodres ka ne fokus “Aleancen me Qytetarin” nga ana tjeter fusha te rendesishme te jetes si arsimi, ekonomia, turizmi, rrjeti i shperndarjes se ujit te pijshem, prishja e ndertimeve pa leje, zhvillim urban e mjedisor ne te gjithe territorin e kesaj bashkie qe shtrihet nga Thethi ne Velipoje. Por nderkohe qe prezantohen prioritete e platforma, PD ende nuk ka dale me emra zyrtare te kandidateve per Bashkine e Shkodres por keto emra mbulohen nga misteri e heshtja.