Partia Demokratike në qarkun Shkodër është njohur me 39 emrat të cilët janë në listën që do të kontestohen ose jo nga antarsia si kandidatë të mundshëm për deputet dhe kryetar bashkie. Lista në degën e PD Shkodër ka 23 emra në total ndërsa kjo listë nuk është se ka surpriza pasi janë emra të cilët priteshin prej muajsh.

Ndërkohë për degën e PD Shkodër në listë janë Arben Gjuraj nënkryetari aktual i bashkisë, Artan Haxhi dekan i fakultetit të shkencave shoqërore, ish deputeti Bardh Spahia, Bashkim Rroji ish kryetar i FRPD, Benardeta Syku nënkryetare e FRPD, Blendi Gjylbegaj ish drejtor i tatimeve në bashkinë Shkodër, Emiljano Pjetri përgjegjës i degës infermieri, Florian Bianku pedagog, Greta Bardeli nënkryetare e PD Shkodër, Helga Sallaku eksperte IT në bashkinë Shkodër, Helidon Bushati anëtar i Autoritetit të Konkurencës,

Imeldi Sokoli, Izmira Ulqinaku ish deputete e PD, Ledina Mandija ish zëvendëskryeministre në qeverinë teknike, Lorenc Luka ish deputet dhe ish kryetar bashkie, Mark Rupa ish anëtar i këshillit bashkiak,

Ndoc Ashta ish drejtor i postës Shkodër, Nesti Kiri ish drejtor në kohën e PD, Nevila Bushati ish nënkryetare e bashkisë Tiranë, Ramiz Çobaj ish deputet dhe ish kryetar i PD Shkodër, Romeo Gurakuqi ish deputet, Voltana Ademi kryetare aktuale e bashkisë Shkodër, Xhemal Bushati ish kryetar i këshillit bashkiak të Shkodrës. Ndërkohë në këtë listë mungon emri i Nard Ndokës i cili është ish deputet i PD për qarkun Shkodër.

Në degën e PD në Malësi të Madhe lista me emrat e kandidatëve për kontestim përbahët nga Aldo Gega, Aurel Markaj, Ermira Çobaj, Fatbardh Zeka dhe Ramadan Lika. Në Vau Dejës në listën për kontestim janë Gjokë Uldedaj, Marin Tukaj, Pjetër Lleshi dhe Zef Hila ndërsa në Pukë dhe Fushë Arrës lista përbëhet nga Antoneta Zaja, Gëzim Vata, Hil Kola, Lodovik Hasani, Ndoc Faslija, Prel Gjoni dhe Rrok Doda.

Në degën e PD Shkodër nëse një kandidat merr 620 vota kontestuese atëherë skualifikohet nga mundësia për të kandiduar për deputet dhe kryetar bashkie ndërsa 130 vota kontestuese duhen në Vau Dejës, 190 në Malësi të Madhe dhe 102 në Pukë dhe Fushë Arrës për t’u skualifikuar. Procesi i votimit në degët e PD të qarkut Shkodër nis në orën 10:00 dhe mbyllet në orën 18:00.

Artikulli paraprakHAPET EKSPOZITA “RETROSPEKTIVË E ARKITEKTURËS NË KALK”
Artikulli tjetërSHKODËR,BANORËT KËRKOJNË RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS