Pasi ka monitoruar nga afër situatën e krijuar në fshatin Obot të njësisë Ana e Malit dhe ka takuar nga afër banorët e zonës, kryetari I Partisë Demokratike në Shkodër Xhevdet Amuli ka kërkuar që qeveria të shpallë situatën e jashtëzakonshme në fshatrat me prezencën më të madhe të ujit.

Kryetari Amuli kërkon që qeveria të marrë masa të menjëhershme në sigurimin e kushteve optimal të banorëve të izoluar nga uji.

Sipas kryetarit Amuli, një shqetësim serioz mbetet edhe prezenca e ujit në lagjet e poziciounuara në periferi të qytetit të Shkodrës, pranë liqenit të Shkodrës.

Në 24 orët e fundit si shkak I reshjeve të shiut por edhe shkarkimeve që po bëhen nga hidrocentrali I Vau Dejësit është zgjeruar ndjeshëm sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura. Sipas kryetarit të Partisë Demokratike në Shkodër Xhevdet Amuli, përmbytja e tokave bujqësore në zonën e NënShkodrës vjen si pasojë e shkarkimeve të pakontrolluara nga hidrocentralet.