Pedonalja e Urës së Bunës është kthyer në një treg në të cilën shiten gjëra të ndryshme duke nisur nga fruta-perimet deri tek rroba apo paisje elektroshtëpiake.

Shitësit ambulant kanë zaptuar anët e pedonales duke i mbushur me produktet që ata shesin. Qytetarët të cilët dalin shpesh për të ecur në këtë pedonale shprehen se kjo gjë nuk është normale pasi po shkatërrohet imazhi i pedonales .

Përveç këtyre shitësve edhe mos përfundimi i bypassit të Shkodrës po prish gjithashtu imazhin e pedonales së Urës së Bunës.

 

Artikulli paraprakNË GJENDJE TË DEHUR BABAI KEQTRAJTON FËMIJËT E TIJ TË MITUR
Artikulli tjetërSHKODËR, MESHA PËR SHPIRTIN E MURGESHËS QË TAKOI PAPËN