Shumica e atyre që kanë moshën 65 vjeç ose më sipër që jetojnë të vetëm nw Shqipwri nuk arrijnë dot të përballojnë ngrohje të përshtatshme në shtëpi për shkak të kushteve ekonomike sipas një raporti të publikuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë për varfërinë energjetike. Në këtë raport tregohet se një sërë vendesh ku ndër të tjera edhe Shqipëria rezulton se një grup jo i vogël individësh janë të prekur nga ky aspekt. Edhe në qytetin e Shkodrës nuk janë të paktë pensionistët të cilët këtë vit e patën të vështirë të siguronin ngrohjen. Të pyetur nga Star Plus pjesa më e madhe e tyre shprehen se energjia elektrike është shumë e kushtueshme ndaj dhe kanë zgjedhur të ngrohen me dru…

Nga të dhënat e këtij studimi 37% e familjeve shqiptare bëjnë pjesë në atë që quhet varfëri energjetike duke mos pasur mundësi të kenë ngrohje dhe kushte optimale në shtëpitë e tyre.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHIU DHE BORA LËNË PA ENERGJI DISA ZONA MALORE
Artikulli tjetërPOSTRIBË, 300 QYTETARË VAKSINOHEN ME DOZËN E TRETË (VIDEO)