
Mbi 100 anëtarë të shoqatës së personave para dhe tetraplegjik në Shkodër përfitojnë zbritje në 20 shërbime të ndryshme falë kartës së anëtarësisë që kjo shoqatë ka në bashkëpunim me bizneset. Kryetari Saimir Ustabeqiri tregon se kjo risi lehtëson jetën e këtyre personave që veç të tjerash, kanë edhe shumë probleme ekonomike.
Ai shton se ky bashkëpunim ka ardhur si shkak I dashamirësisë së bizneseve, ndërsa shton se kjo iniciativë nuk ka patur përkrahje nga institucionet vendore.
Përgjatë gjithë vitit, bizneset ofrojnë shërbime me zbritje për anëtarët e kësaj shoqate.