
Një zjarr ka përfshirë tre lokale në afërsi të teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës ndërsa është djegur edhe ashensori që shërbente për lokalin në katin e 12-të të këtij pallati. Zjarri ka rënë rreth orës 3:25 të mëngjesit ndërsa tre lokalet janë shkrumbuar plotësisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët zjarrëfikës por ka qenë e pamundur për të shpëtuar diçka. Nga ky zjarr nuk ka viktima apo të lënduar. Përgjegjësi i shërbimit zjarrëfikës në Shkodër Ridvan Bushati shprehet se dyshohet se zjarri ka ardhur si shkak i rrjedhjes së një bombule gazi tek njëri prej lokaleve.
Përgjegjësi i zjarrëfikësve thotë se mund të ketë patur një shpërthim të bombulës së gazit që ka bërë që lokalet dhe ashensori të shkrumbohen.
Efektivët zjarrëfikës po punojnë bashkë me policinë për të nxjerrë shkaqet e plota të zjarrit.






