Jemi ne stinën e dimrit dhe duket se puna për zjarrfikëset ne Shkodër është shtuar ndjeshëm. Një tjetër rast i zjarrit është regjistruar edhe gjate kësaj te diele. Ngjarja është regjistruar ne qendër te qytetit te Shkodrës, ne katin e dyte te ndërteses ku është e vendosur dega e BKT ne Shkodër.
Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane mbërritur forcat zjarrfikëse te cilat kane bere neutralizimin e flakëve te zjarrit te cilat ende nuk dihet se cili ka qene shkaku qe ka sjelle edhe përfshirjen nga flaket e tyre. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme ne njerëz por vetëm dëme materiale. Por ky zjarr i rene ka krijuar nje lloj frike edhe për te tjerat ndërtesa qe janë prezent ne këtë zone kaq te populluar te qytetit te Shkodrës. Megjithatë, forcat zjarrfikëse kane një apel per te gjithë qytetaret ne kete periudhe qe te bëjne kujdes me sendet qe rrezikojnë shfaqjen e zjarrit qofte me bombolat e gazi por edhe te tjera pajisje.