Përfundojnë punimet për rikualifikimin urban të blloqeve të banimit “Lekë Dukagjini” në qytetin e Shkodrës. Një zonë me densitet të lartë banorësh, ndërhyrja në këtë zonë ishte e domosdoshme, duke qenë në qendër të Rajonit nr. 2 të qytetit. Rikualifikimi urban u bë i mundur falë një investimi nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër.

Është realizuar një projekt i plotë, me kanalizimet e ujrave të bardha, të zeza, rrjetin e ujësjellësit, sipërfaqen asfaltike për të përfunduar me sinjalistikën e nevojshme rrugore

Përfundimi i punimeve krijon një ambjent të sistemuar për banorët, lehtësi në lëvizshmëri por edhe sherbime më cilësore. Investimet publike në Bashkinë e Shkodrës vazhdojnë në qytet dhe në njësitë administrative.