Ka përfunduar konkursi I historisë I zhvilluar nga zyra vendore arsimore në Shkodër dhe shkollat e mesme të qytetit. Në fazën finale arritën 2 nxënësit e 2 shkollave të mesme “28 nëntori” dhe medreseja e djemve “Haxhi Sheh Shamia”.

Konkursi u organizua në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë edhe në lëndë të tjera, pjesë të kurrikulës shkollore. Përgjegjësja e ZVA Shkodër, Morena Tirana tregon se fituesit do të përfaqësojnë qytetin në drejtorinë arsimore rajonale në Lezhë dhe nëse janë me fat do të marrin pjesë edhe në përballjen kombëtare të shkollave.

Përgjegjësja Tirana bën të ditur se nga ky konkurs kanë arritur të evidentojnë edhe nxënësit më të përgatitur në këtë fushë.

Në fund, fituesit të konkursit të historisë u shpallën nxënëset e shkollës së mesme “28 Nëntori”.

Artikulli paraprakVRASJA E ERI ZEFIT, GJYKATA LË NË BURG SHOKUN E NGUSHTË
Artikulli tjetërANA E MALIT, 40 FAMILJE HIQEN NGA NDIHMA EKONOMIKE