Varrezat e Rrmajit është një nga vendet më të rëndësishme jo vetëm për besimtarët e krishterë por dhe për historinë e Shqipërisë, sepse aty përpara 30 viteve u kremtua mesha e parë pas diktaturës duke shënuar rikthimin e lirisë së vendit tonë. Pas 30 vitesh në kapelen e varrezave të Rrmajit që janë monument kulture artisti Franc Paci ka bërë një mozaik të figurës së Jezusit duke i dhënë një pamje tjetër.

Famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj tregon kuptimin e këtij mozaiku.

Varrezat e Rrmajit janë një prej vendeve me një rëndësi të veçantë shprehet famullitar Palaj për vetë historinë që mbart.

Pak metra larg nga kapela e varrezave të Rrmajit ndodhet edhe çinari ku u pushkatuan një numër martirësh të cilët dhanë jetën për fe dhe atdhe. Ngjitur me çinarin ndodhet dhe lapidari për të cilin së shpejti do të nisin punimet për t’i dhënë edhe asaj pjese pamjen e merituar.

Artikulli paraprakMOREN RYSHFET, APELI NE SHKODER LE NE BURG DY MJEKET DHE INFERMIEREN
Artikulli tjetërSHKODËR, HIDROSANITARE “MIRI” INAUGURON SHOWROOM-IN E DYTË