Ka përfunduar numërimi për kandidatët në KZAZ nr 3 në Shkodër. Kryetarja e kësaj KZAZ, Blerina Kraja tha se procesi ka qënë i qetë dhe pa problematika.

Në këtë KZAZ, që nga fillimi i procesit të numërimit për subjektet politike e më pas edhe për numërimin e votave për kandidatët, ka raportuar live për Star Plus nga terreni gazetari Luan Kadija, i cili ka bërë të ditur edhe rezultatet e votave për kandidatët në këtë KZAZ.

PD
Tedi Kopliku 2281 vota
Bardh Spahia 1743
Arben Lushaj 344 vota

PS
Edona Bilali 2135 vota
Shkëlqim Sterkaj 663 vota
Besmir Lesha 793 vota

PSD
Besnik Brahimi 303 vota
Gledis Çeliku 197 vota
Xhulian Marku 74 vota

Ndërkohë për subjektet politike në këtë KZAZ e cila përfshinë 47 qendra votimi që i përkasin lagjeve të qytetit të Shkodrës ka prodhuar këtë rezultat:

Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marr 5587 vota. Partia Socialiste 5179 vota, Partia Socialdemokrate 848 vota. Partia Mundësia 245 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet 239 vota, të pavlefshme kanë rezultuar 386 vota.

Ndërkohë 1 kuti është dërguar pranë KQZ për parregullsi.

Artikulli paraprakCELIBASHI: PËRFUNDON NUMËRIMI I VOTAVE BRENDA VENDIT. ZBULOHET SHIFRA, JA SA SHQIPTARË VOTUAN TË DIELËN
Artikulli tjetërLEZHË, NUMËROHEN 109 KUTI NGA 245, GJIN GJONI KANDIDATI MË I VOTUAR DERI TANI