Policia Bashkiake e Shkodrës ka përfunduar trajnimin një mujor sipas kurrikulave të Akademisë së Sigurisë. Në përfundim të trajnimit, është organizuar edhe shpërndarja e certifikatave të trajnimit, të lëshuara nga Akademia e Sigurisë.

Në aktivitetin e organizuar ishte e pranishme kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, drejtor/ rektori i Akademisë së Sigurisë dr. Bilbil Memaj dhe kryetarja e Këshillit Bashkiak Brisela Kadija.

Trajnimi është vetëm hapi i parë i bashkëpunimit në mes Bashkisë Shkodër dhe Akademisë së Sigurisë, me synim rritjen e kapaciteteve dhe ngritjen profesionale të efektivëve të Policisë Bashkiake Shkodër për të përmirësuar në vijimësi cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Në fund të ceremonisë, kryebashkiakja Ademi i ka dorëzuar edhe një certifikatë falënderimi drejtor/ rektorit të Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj.