Agjensia e spektaleve “Jehona e Shkodrës” ka nisur përgatitjet për organizimin e koncertit “Diaspora mes miqsh” që do të organizohet në 18 gusht në ambjentet e bar restorant “Oborri shkodran” me mbështetjen mediatike të Star Plus Televizion.

Xhelal halili, producent i agjencisë së spektakleve “Jehona e Shkodrës” tregon se nevoja për organzimin e “Sofrës Shkodrane” në verë erdhi si shkak i kërkesës së emigrantëve të cilët duan të shijojnë gjatë pushimeve verore edhe një pjesë të humorit dhe këngës shkodrane.

Regjizori i këtij koncerti, Buajr Zurali tregon pak nga materialet që janë përgatitur dhe lidhja që i është bërë me tematiakt që prekin jo vetëm qytetrët shkodranë por edhe emigrantët.

E ftuar e veçantë në këtë aktivite është edhe Angjela Vasija, vajza e bejtaxhisë Gjosho Vasija i cili është i njohur për kontributin e tij në këtë fushë.

Kur na ndajnë më pak se një javë nga organizimi i këtij aktiviteti të veçantë në Shkodër janë shitur pjesa më e madhe e biletave. Dy bejtaxhitë, Bujar Zurali dhe Angjela Vasija ftojnë qytetarët shkodranë të marrin pjesë në concert përmes kësaj bejte.