Po shkon drejt përmirësimit total situata e përmbytjeve në territorin e bashkisë Shkodër. Situata më e rënduar paraqitete vetëm në 3 njësi administrative Dajç, Ana e Malit dhe Rrethina. Këtë të dielë, sipërfaqja e tokave të përmbytura vlerësohet në 1250 hektarë, sa gjysma e siëprfaqes së një dite më parë. Në qytetin e Shkodrës janë 30 banesa të rrethuara nga uji, kryesisht në zonën e “Livadheve”.

Në njësinë administrative Dajç hidrometri shënon 5.88cm , me një renje prej 10cm në hidrometrin e Dajçit, 40 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë. Sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura vlerësohet në 600 hektarë ndërsa janë të paktën 20 shtëpi të cilat kanë prezencë uji në oborre.

Si shkak I rënies së nivelit të ujit, rruga kryesore e Darragjatit-Shirq eshte e kalushme me mjete te ulta. Në njësinë administrative Ana e Malit, ka renie te nivelit ujit me rreth 15-20 cm. Në hidrometrin e Dajçit, gjatë 24 orëve te fundit niveli I ujit ka rënë me 5 cm.

Sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura vlerësohet në 550 hektarë. Rruga e Obotit e bllokuar rreth 30 cm lartesi dhe kalohet me mjete të larta. Në 20 shtëpi ka prezencë uji deri në 20 cm. Në disa toka bujqësore lartesia e ujit arrin deri 1 m.

Në njësinë administrative Rrethina, sipërfaqja e tokave bujqësore vlerësohet në 450 hektarë. Në këtë zonë nuk ka shtëpi të përmbytura. Nevoja më e madhe në këto 3 njësi mbetet furnizimi me bazën ushqimore për gjënë e gjallë, ku sasia e kërkuar nga bashkia Shkodër është të paktën 300 ton për të mbuluar nevojat e fermerëve.

Artikulli paraprakSHKODËR, TË SHTËNA ME ARMË NDAJ NJË 30 VJEÇARI
Artikulli tjetërPRESIDENCA “MJESHTËR I MADH” PËR SPORTISTIN ARBIS VJERDHA