Jemi pothuaj në nivelet e ditëve të para të përmbytjeve në zonën e NënShkodrës. Si shkak I reshjeve intensive të shiut dhe shkarkimeve nga hidrocentrale sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura është zgjeruar me 738 ha në 24 orët e fundit. Sipas raportimit periodic të bashkisë Shkodër, sipërfaqja e tokave bujqësore arrin në më shumë se 2065 ha, ku më të prekurrat mbeten nëjsia administrative Ana e Malit dhe Dajç. Ndërsa behet me dije se niveli I ujit është rritur ndjeshëm në orët e fundit. Hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.59m.

Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 22 cm. Hidrometri i Liqenit të Shkodrës, shënon kuotën 8.80 m. Në krahasim me raportimin e një dite më parë ka rritje të nivelit të ujit me 22 cm. Hidrometri i lumit Drin, shënon kuotën 7.40m. Në krahasim me raportimin e ditës së hënë kemi rritje të nivelit të ujit me 25 cm. Këtë të martë, situata e krijuar në njësinë Ana e Malit paraqitet shqetësuese.

Sipërfaqja e tokave nën ujë vlerësohet në 1150 ha, rreth 300 hektarë më shumë se një ditë më parë. Ndërkohë, niveli I ujit në fshatin Obot kalon mbi 1.15m. Që mbrëmjen e së hënës si shkak I një defekti, fshati Obot nuk furnizohet me energji elektrike. Ndërkohë në njësinë Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 810 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” ku përfshihen fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar.

Në njësitë administrative Bërdicë dhe Velipojë, sipërfaqja e tokave të përmbytura është vlerësuar me 40 hektarë ndërsa në njësinë Rrethina, sipërfaqja ëshët zgjeruar me 15 hektarë krahasuar me një ditë më parë, ku aktualisht të përmbytura janë 25 hektarë tokë në fshatin Zues.

Nga ana tjetër, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka sqaruar që shkarkimet nga hidrocentralet nuk kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes në zonën e NënShkodrës. Prurjet totale janë 2250 m3/s. Ndërsa shkarkimet nga porta e Hec Vau Dejës vijojnë të jenë 500m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës.