700 vjetori I vdekjes së poetit të madh italian Dante Alighieri është kujtuar përmes një aktiviteti letraro – kulturor në ambjentet e bibliotekës “Marin Barleti”. Pedagogu u Letërsisë së Huaj në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Vinçens Marku përmes një bisede të gjatë hodhi dritë mbi rolin dhe ndikimin që kanë edhe në ditët e sotme veprat e tij.

Ndërkohë, përkthyesi I fundit I Dante Alighierit, Meritan Spahija shprehet se në Shqipëri, Dante është përkthyer vtëm pesë herë, në një kohë që duhet të ishte shumë herë më tepër, pasi çdo kënvështrim sjell diçka të re. Përkthyesi Spahija thotë se në Gjermani poeti është përktheyr të paktën 165 herë.

Një vlerësim për poetin që I rezistoi shekujve jep edhe drejtori I bibliotekës “Marin Barleti”.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të rektoratit, pedagogë të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” por jo vetëm.

Artikulli paraprakSHKODËR, TAKIM PËR KRIJIMIN E KËSHILLIT TË SIGURISË VENDORE
Artikulli tjetërANËTARI I KRYESISË: PD SHKODËR MBËSHTET BERISHËN, JO BASHËN