Është përkujtuar në Shkodër 77-vjetori i rënies së 5 Heronjve të Vigut të cilët u vranë në 21 gushtin e vitit 1944 në Mirditë. Prefektura e Qarkut Shkodër, Këshilli i Qarkut Shkodër, Organizata e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe familjarë vendosën kurora me lule në bustin e 5 heronjve të Vigut në njësinë Rrethina. Kryetari i LANÇ në Shkodër Zamir Llazani tha se 5 Heronjtë e Vigut dhanë jetën për një Shqipëri të lirë.

Ata që sot përbaltin figurën e 5 Heronjve të Vigut duke i cilësuar si terroristë të komunizmit, kreu i LANÇ Llazani dhe Gjon Bruçi sekretar i komitetit qëndror të Partisë së Punës shprehen se përbaltja e 5 Heronjve të Vigut është e turpshme.

Rënia e 5 Heronjve të Vigut në 21 gushtin e vitit 1944 përkujtohet për çdo vit në aktivitetin që organizohet nga Organizata e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare e Shkodrës.

Në këto përkujtime marrin pjesë vetëm përfaqësues të majtë në Shkodër sepse PD dhe drejtuesit vendor demokrat nuk i cilësojnë si heronj 5 Heronjtë e Vigut por përkundrazi si terroristë komunistë që luftuan brenda për brenda ndaj shqiptarëve të tjerë në Mirditë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZJARRET NË VEND, VERIU ME DISA VATRA NË KUKËS, DIBËR, MIRDITË E PUKË. MINISTRIA E MBROJTJES: VIJON DJEGIA DHE NË HIMARË, E PAMUNDUR NDËRHYRJA
Artikulli tjetërSHKODËR, NË VITIN 2021 SHFAQEN NË PUBLIK SIMBOLET KOMUNISTE