Në Shkodër u përkujtua sot Dita e të vrarëve në kufi, e cila shënon edhe vrasjen në kufi të 17 vjeçarit Pëllumb Pëllumbi me 16 qershor të vitit 1990, kohë kur regjimi komunist kishte shfuqizuar ligjin, që e cilësonte arratisjen si tradhëti ndaj atdheut.
Kjo ngjarje u shoqërua me demonstratën e të rinjve shkodranë nëpër rrugët kryesore të qytetit, shoqëruar me thirrjet kundër komunizmit dhe drejtuesve politikë të kohës.
Vetëm gjatë vitit 1990, në kufi u vranë 54 të rinj e te reja në përpjekje për të shkuar drejt lirisë.

Artikulli paraprakETIKA PËRJASHTON ME 30 DITË NGA KUVENDI AGRON SHEHAJ!
Artikulli tjetërGJURAJ: FALJE E PAQE EDHE PËR ATA QË SHPIFËN