Shoqata e të përndjekurve politik në Shkodër ka përkujtuar ditëne sotme demostratën e 16 qershorit që mori shkas nga vrasja në kufi e 17 vjeçarit Pëllumb Pëllumbi. 31 vite më parë, disa qindra të rinj shkodranë përcollën me thirrje kundër regjimit, trupin e pajetë të 17 vjeçarit, Pëllumb Pëllumbi, i vrarë pranë postës kufitare të Hanit të Hotit në Malësi të Madhe, në përpjekje për t’u arratisur.

Kryetar I shoqatës s ëish të përndjekurve politik, Zenel Drangu tregon se edhe pas kaq shumë vitesh, kjo masakër vijon të jetë e harruar nga politika.

Motra e Pëllumb Pëllumbit, Lule Pëllumbi tregon se edhe sot e kësaj dite dhimbja për humbjen e tij mbetet e njejtë.

Një nga dëshmitarët e asaj ngjarje, Gjekë Beçi ndihet I zhgënjyer që kjo ngjarje historike nuk përkujtohet si duhet nga politika.

Pëllumb Pëllumbi,ishtë I mituri 17 vjeçar I cili u vra pranë postës kufitare të Hanit të Hotit në Malësi të Madhe, në përpjekje për t’u arratisur nga regjimi I 31 viteve më parë.

Artikulli paraprakIKEN DREJTORJA E ZYRES VENDORE ARSIMORE SHKODER BLEDIANA OSJA, KOMANDOHET SINDIS KOPLIKU
Artikulli tjetërADEMI PADI NË GJYKATËN E TIRANËS PËR SHOQATËN E BASHKIVE