Është përkujtuar në Shkodër 18 marsi, një festë kombëtare për Turqinë e cila lidhet me fitoren e luftës së Çanakalsë. Aktiviteti u zhvillua tek memorial ii Hasan Riza Pashës. Në këtë aktivitet morën pjesë disa nga drejtuesit vendor të cilët mbajtën një minutë heshtje.

Pas përfundimit të ceremonisë pjesëmarrësit janë drejtuar pranë mjediseve të institutit “Yunus Emre” në Shkodër në një ekspozitë e cila përmbante fotografi dhe dokumente që lidhen me luftën e Çanakalasë.

“Me rastin e 18 marsin qe shënon një festë kombetëare në Republikën e Turqisë është organizuar një cermoni përkujtimore për në memorialin e Hasan Riza Pashës në shkodër i cili vijoj dhe me hapjen e ekspozitës në institutin Yunus Emre Shkodër.

Ekspozitë e cila përmbanë fotografi dhe dokumente në lidhje me luftën e Çanakalasë dhe fitoren e kësaj lufte. Në lidhje më dëshmorët e rënë në këtë luftë dhe himnin kombëtar Turk. Ky vit shënon 106 vjetorin e fitores së kësaj lufte dhe njëkohesisht viti 2021 është shpallë nga presidenti i Republikës Turke si viti i himnit kombëtar Turk ose viti i marshit të pavarësis.”

Ekspozita u realizua nga bashkëpunimi mes arkivave shtetërore të Republikës së Turqisë me institutin “Yunus Emre”.

“Kjo është një ekspozitë e përpiluar falë bashkëpunimit të arkivave shtetërore të Republikës së Turqisë dhe të kryesisë së zonës së Çanakalasë sigurisht në bashkëpunim

dhe me institutin Yunus Emre. Fotografitë dhe dokumentacionet janë falë një veprimtarie kërkimore dhe studimore të arkivave të Republikës së Turqisë. Ekspozita është krijuar duke respektuar të gjitha masat anti-covid.”

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një kohë të gjatë në mënyrë që t’i jepet mundësia të gjithë atyre që janë të interesuar të mund ta vizitojnë. Lufta e Çanakalasë është një datë e rëndësishme për Turqinë, luftë në të cilën mendohet se kanë marrë pjesë edhe një numër luftëtarësh shqiptar.