Është organizuar në pedonalen para bashkisë Shkodër aktiviteti përmbyllës panairit të produkteve vendore sipas njësive administrative “Shkodra n’Vjeshtë”. Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi u shpreh se gjatë vitit, nga panairet e realizuara kanë qenë të shumtë fermerët, artizanët të cilët kanë përfituar nga programet e promovimit.

Kryetari I Shoqatës së Artizanëve Shqiptar, Zef Gjini vlerësoi rëndësinë e panaireve ndërsa shprehet se aktivitete të tilla duhet të jenë më të shpeshta.

Në shenjë falenderimi për bashkëpunimin ndër vite, bordi drejtues I Shoqatës së Artizanëve vlerësoi me një certifikatë mirënjohje kryetaren e bashkisë Voltana Ademi në shenjë falenderimi.

Gjatë gjithë vitit, bashkia Shkodër ka organizuar panairet e promovimit të produkteve të artizanëve dhe tregtarëve në të gjitha njësitë administrative.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARTIZANËT: PO KALOJMË DITË TË VËSHTIRA
Artikulli tjetërTËRMETI NË TURQI, KONFIRMOHEN 6 VIKTIMA, 202 TË PLAGOSUR. VIJOJNË KËRKIMET NËN RRËNOJA. AUTORITETET APEL BANORËVE: MOS HYNI NËPËR SHTËPI!