“Arti shqiptar në tranzicion” ishte tema e takimit të katërt të diskursit kulturor “Letërsia Shqipe dhe Tranzicioni” të organizuar nga Departamenti I Letërsisë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

I ftuar në këtë takim ishte shkrimtari, njëkohësh pedagogu nga Akademia e Studimeve Albanologjike, Stefan Çapaliku I cili prezantoi studimin e tij “Arti bashkëkohor shqiptar – kundrime estetike 1991 -2011”. Organizatori I këtij cikli takimesh, pedagogu Arben Prendi bëri një përmbledhje të asaj çfarë departamenti I Letërsisë ka përcjellë gjatë kësaj kohe.

Studiuesi Stefan Çapaliku, në studimin e tij e krahason periudhën e tranzicionit në Shqipëri me një shkretëtirë të cilën artistët duhet ta bënin të lulëzonte

Takimi me temë “Arti shqiptar në tranzicion” I zhvilluar në ambjentet e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” përmbylli me sukses ciklin e diskursit kulturor “Letërsia Shqipe dhe Tranzicioni” i organizuar nga Departamenti I Letërsisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.