Situata e krijuar nga reshjet intensive të shiut nuk ka krijuar probleme vetëm në disa njësi administrative të qarkut Shkodër por edhe në lagjet me dendësi të madhe banorësh. Një prej tyre është lagjja “Zooteknikë” ku një prej rrugëve me densitet të lartë banorësh “Selim Gjyrezi” është nën pushtetin e ujit prej ditësh. Një situatë e tillë përsëritet çdo vit gjatë stinës së reshjeve.

Banorët kërkojnë që të investohet në rikonstruksionin e rrugës, pasi në këtë zonë jetojnë më shumë se 300 familje.

Pak kohë më parë, një nga banorët e zonës ka mbledhur 300 firma të familjeve që jetojnë në të dy anët e rrugës dhe I ka dërguar bashkisë Shkodër shkresë për rikonstruksion të infrastrukurës rrugore, por akoma nuk kanë marrë një përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Artikulli paraprakVIZITA E RAMËS NË GREQI, REAGON PDIU: BISEDON I VETËM DHE NUK JEP INFORMACIONE
Artikulli tjetërSHIROKË, VIDHET 300 m KABULL I SHTYLLAVE ELEKTRIKE