
Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve në bashkëpunim me qendrën “Hapa të Lehtë”, Shkodër organizoi në mjediset e rektoratit të universitetit “Luigj Gurakuqi” një takim me stafin akademik të fushës së jurisprudencës. Takimi u zhvillua në kuadër të projektit “Rritja e cilësisë së përfaqësimit në organet e zgjedhura të pushtetit vendor” dhe ka si qëllim të njihet me problemet që ka legjislacioni aktual shprehet Kristaq Kume drejtor i këtij projekti.
Ndër opsionet e diskutuara për zgjedhjet, mbizotëroi ideja e listave të hapura me votë parapëlqyese dhe kuota të veçanta për njësitë rurale.
Opinionet e shkëmbyera në këtë aktivitet, do të mblidhen së bashku me ato të shkëmbyera gjatë takimeve në qytetet e tjera dhe do të shërbejnë për të hartuar ndryshimet që duhet të bëhen në legjislacion për sistemin e zgjedhjeve.


