Shifra shqetësuese nga përhapja e COVID-19 bëhen të ditura nga Ministria e Shëndetësisë për qarkun Shkodër. Edhe pesë raste të reja janë konfirmuar ndër të cilat, katër në bashkinë Shkodër dhe një rast I ri në bashkinë Malësi e Madhe. Një ditë më parë është shënuar edhe një viktimë.

Bëhet fjalë për një të moshuar 71 vjeçare e cila humbi betejën me koronavirusin. Që prej përhapjes së pandemisë, në nivel qarku janë shënuar 39 viktima. Aktualisht, të infektuar aktivë janë 357 persona ndër të cilët 13 janë të hospitalizuar në spitalet COVID në Tiranë.

Të izoluar në banesa, si shkak I gjendjes më të mirë shëndetësore janë 344 persona. Deri më tani, janë më shumë se 4800 persona janë testuar në total nga institucionet shëndetësore në Shkodër. Pjesa më e madhe e personave të dyshuar sit ë infektuar me COVID-19 janë drejtua rnë spitalin e Shkodrës për të bërë tamponin, por nga ana tjetër

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetëosr ka bërë testimin dhe gjurmimin e rasteve të reja në bazë të personave të cilët kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Nga ana tjetër, fatmirërsisht gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë konfirmon për katër persona të cilët e kanë mposhtur betejën me Koronavirusin nga qyteti i Shkodrës duke rritur numrin e të shëruarve në 462.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje çdo qytetari që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat, të shmangin grumbullimet, të ruajnë distancën dhe të përdorin maska në ambiente të mbyllura.