Drejtuesi politik dhe kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Shkodër Ilir Beqaj një ditë më parë bëri një vizitë në organizatën e menaxhim peshkimit në Shkodër me drejtuesin Arjan Çinari. Pjesë e kësaj organizate janë 210 subjekte që do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Çinari bën të ditura edhe elementët që shteti mund të ndihmojë sërish në subjektet e licensuara. Në Shirokë është ngritur një qendër ankandi për tregtimin e peshkut.

Peshkatarët u shprehen se kjo gjë ka lehtësuar punën e tyre dhe si pikë grumbullimi e licencuar synon të rrisë cilësinë e ruajtjes dhe të peshkut.

Gjatë bashkëbisedimit u tha që investimet që janë bërë kanë ulur gjuetinë e paligjshme.