Dhjetra peshq kanë mbushur oborret e banorëve të përmbytur. Këto pamje që shihni janë në zonën e Zukth Kashtava, lagje brenda qytetit të Shkodrës ku një sasi jo e vogël peshku gjendet në oborret e thuajse të gjithë banorëve në Zukth Kashta.

Madje peshku ditë më parë kur niveli i ujit ishte më i lartë ka qenë edhe brenda banesave. Ndërkohë prej një muaji banorët tregojnë se janë të bllokuar nga uji.

Të ndodhur prej një kohe relativisht të gjatë të përmbytur banorët tek Zukth Kashta thonë se harrojnë edhe për të ngrënë.

Kërkesa kryesor që kanë banorët e kësaj lagje në Shkodër është që strukturat shtetërore të gjejnë mundësitë për të një zgjidhje përfundimtare në mënyrë që ata të mos përmbyten më.

Për shkak të përmirësimit të kushteve atmosferike ditët e fundit ka pasur një ulje të nivelit të ujit por banorët vazhdojnë të jenë të shqetësuar deri në momentin që uji do të tërhiqet plotësisht nga oborret apo shtëpitë e tyre.