Një nga shqetësimet kryesore tek fëmijët gjatë stinës së verës janë dhe pickimet nga insektet e ndrysme. Pickimet nga insektet shpesh herë bëhen shumë të rrezikshme.

Fëmijët që janë alergjik ndaj pickimeve të insekteve duhet të bëjnë kujdes sepse ndodh që në shumë raste të kalojnë dhe në gjendje shoku shprehet pediatria në spitalin Rajonal të Shkodrës, Manjola Shpori.

Pediatria tregon disa këshilla që prindërit duhet të ndjekin për të parandaluar situata të tilla.

Ndërkohë çdo ditë dhe më shumë në spitalin Rajonal të Shkodrës rritet numri i fëmijëve të cilët shfaqin probleme të ndryshme ndaj pickimeve të insekteve.